http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji per Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe Byronë Kombëtare te Hetimit, duket se do te jete i pari ligj i reformës ne drejtësi, qe do te miratohet me votën e opozitës. Mesohet se konsensusi tashme është arritur me misionin amerikan OPDAT dhe kjo u la te kuptohet edhe nga fjala ne Parlament e nënkryetari demokrat te komisionit te posaçëm te reformës ne drejtësi Oerd Bylykbashi. Negociatat e ditëve te fundit kane arritur t?i zgjidhin edhe pengesën e fundit per konsensusin duke pranuar shqetësimin e opozitës per mënyrën se si do te behet vetingu i gjyqtareve e prokuroreve special. Kritikat me te forta te Partisë Demokratike, kishin te bënin me faktin qe projektligji i jepte mundësi pushtetit ekzekutiv ose organeve nën varësinë e tij si ILDKPKI e DSIK qe te ndërhynin në mënyrë të pakontrolluar në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve speciale dhe juristet demokrate propozuan qe kontrolli i integritetit të këtyre strukturave, të bëhej nga një komision ne përbërje te te cilit do ishin prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të Byrosë se Hetimit. Pjesa me e madhe e ligjit per strukturën e posaçme antikorrupsion u miratua me konsensus ne komision përveç çështjes se vetingut. Tashme qe edhe kjo çështje eshte dakortesuar pritet edhe rikthimi i opozitës ne komision dhe votimi me konsensus i draftit te enjten e ardhshme. Ligji i SPAK është nje prej ligjeve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi, pasi parashikon ngritjen e nje Prokurorie dhe Gjykate Speciale si dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit qe do te kene ne fokus luftën kundër korrupsionit te zyrtareve te larte.