http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Reformës në Drejtësi i ka dhënë fund shqyrtimit dhe miratimit të 6 ligjeve të rëndësishme, të cilat do mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Në mbledhjen e fundit, ku ashtu si të mëparshmet munguan përfaqësuesit e opozitës, deputetët e mazhorancës kanë miratuar ligjin për Gjykatën Kushtetuese.?Është një paketë e rëndësishme që duhen parë detajet, koha, problemet, të një natyre që çdo ditë krijon hapësira të natyrave për të cilat ia vlen të shqyrtosh, të diskutosh. Dua të theksoj se puna e ekspertëve, qofshin shqiptar, qofshin ndërkombëtar ka qenë shumë e mire.?Duke theksuar se paketa e ligjeve është gati, ligjvënësi socialist pranon se ka mbetur vetëm një detaj që duhet saktësuar tek ligji për Prokurorinë Speciale. Ndërkohë që pritet një vendim i qeverisë për faturën financiare, që shoqëron paketën e ligjeve. Pas kësaj mbledhjeje, paketa e 6 ligjeve do t?i drejtohet seancës plenare për të marrë votën e deputetëve. Opozita me herët është shprehur se do t?i kundërshtojë, pasi në opinionin e saj në këto drafte nuk respektohet pakti politik, që u reflektua në ndryshimet kushtetuese, të votuara me unanimitet të plotë. Seanca e 6 Tetorit, kur votohet paketa, padyshim që do të jetë një ditë ku përplasjet dhe retorika politike do të jetë e ashpër.