Burg shkaktarit të aksidentit në Kamëz - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I riu që shkaktoi aksidentin e së dielës mbrëma në zonën e Kamzës do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ?arrest me burg?, ndaj Arnold Kolës, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë. Në seancën me dyert të mbyllura, 22-vjecari shfaqi pendese, duke theksuar se aksidenti ndodhi për shkak të sistemit të frenimit. Ai i ka kërkuar falje edhe familjes së efekti. Avokati i Arnold Kolës, deklaroi se ngjarja ishte aksidentale. 22- vjeçari, djali ish-deputetit socialist Ndue Kola, drejtonte në gjendje të dehur makinën tip fuoristradë ?Lexus? në afërsi të shkollës ?Ibrahim Rugova? në Kamëz, kur përplasi furgonin e policisë, që patrullonte në anë të rrugës. Për pasoje mbeti i vdekur efektivi i policisë dhe plagosen dy kolege te tij. Nisur nga numri lartë i aksidenteve me pasoja te renda, ministri i brendshëm kërkoi ndryshimin e dispozitave ligjore. Sipas Tahirit, rastet e aksidenteve me vdekje duhet te klasifikohen vepër penale për vrasje rrugore.