Rama inspektime në Divjakë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne godinen e re te shkollës së mesme ?Miti Zaka? në Divjakë zhvillojnë mësim 500 nxënës. Punimet per rikonstruksionin e saj qe kapin vlerën e 86 milionë lekëve janë inspektuar këtë të mërkurë nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ata bashkëbiseduan me maturantet mbi sistemin e ri të aplikimit për studimet e larta.?Sistemi duhet t?i shërbejë më të mirëve dhe më vjen shumë mirë që pas 25 vjetësh, ne e kthyem sistemin në një sistem që i shërben më të mirëve dhe që sot të gjithëve u garanton një gjë, e kanë në dorë vetëm vetë. Nuk e ka në dorë askush tjetër. As miku, as partia, as leku, fakti që dhe këtu nga Divjaka, në raundin e parë kanë fituar 55 studentë, e kanë zgjedhur tani atë që kanë dashur, tregon që sistemi funksionon. Ashtu sikundër nuk do mbetet njeri që e meriton dhe që plotëson kriteret pa shkuar në shkollë, sepse ata që fituan në raundin e parë, praktikisht zunë nga 10 degë, apo 9 ose 8, vetëm një vend. E janë vetëm pesë mijë e pak vende të zëna. Të gjitha vendet e tjera janë të lira dhe për vendet e lira tani konkurrohet në raundin e dytë e pastaj nuk ka më raund të tretë, por ka një sistem të vijës së kuqe që zbret në mënyrë kompjuterike. Kështu gjithë kuotat e vëna në dispozicion do të plotësohen.?Përmes këtij sistemi kryeministri tha që tashmë nxënësit duhet t?i përcaktojnë që në vitin e parë lëndët me zgjedhje.?Tani sistemi me reformën e gjimnazit korrigjohet. Ndërkohë që ju mblidheni mirë mendjen, sepse vitin e ardhshëm do të përballeni me një maturë shtetërore dhe me një aplikim që nuk do të jetë i lehtë.?Edhe 700 nxënësit e shkollës ?Koli Sako? kanë një palestër të re. Gjatë vizitës në Divjakë, kryeministri Edi Rama u ndal në sheshin qendror per te pare punimet e shëtitores per te pare nga afër Pishaj-Divjakë. Një tjetër investim i rëndësishëm është edhe zëvendësimin e të gjitha kabinave elektrike.