Zbulohen parcela me kanabis në Torino - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafikanteve te drogës nuk u mjafton territori shqiptar per te mbjelle kanabis. Parcelat me lenden narkotike jane zbuluar ne Italinë fqinje nga dronet e policisë ne disa zona te Torinos. Keto pamje tregojnë fushat ku kultivoheshin bimët nga nje gup kriminal i përbëre nga 10 shqiptare, qe kane përfunduar ne pranga. Kane qene rreth 4 mije rrënje bime te sekuestruara, qe nëse do te shiteshin ne treg do te arrinin shumen e disa milionë eurove. Tre parcela menaxhoheshin prej tyre ne bashkëpunim edhe me shqiptare te tjere, njeri prej te cilëve ekspert ne fushën e botanikes, qe përzgjidhte zonat, ku do te kultivohej kanabisi, por edhe me banore te tyre. Ashtu si ne Shqipëri, lënda narkotike kultivohej ne pyje te izoluar dhe zona te përshtatura per drogën. Por si kishin arritur trafikantet te investonin ne kete aktivitet ? Hetimet e policisë italiane te nisura qe prej vitit te kaluar, zbuluan se paratë siguroheshin fale shfrytëzimit te vajzave per prostitucion. Ato mbërrinin ne Itali nga Shqipëria dhe Greqia me premtimin e sigurimit te një vendi pune, por nxirreshin ne rruge. Madje trafikantet kishin gjetur nje mënyre te veçante per te kontrolluar te gjitha lëvizjet e tyre gjate 24 orëve, duke vendosur ne celular një aplikacion qe i gjurmonte. Mbi shqiptaret rendojnë akuzat e shfrytëzimit te prostitucionit, prodhimit te lendeve narkotike, por edhe te grabitjes dhe trafikut te armeve.