Kokedhima: Jo importit të mbetjeve! - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama: Ka vetëm një arsye pse mafia i drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehrat dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të pamundura për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, i hapin rrugë importit të plehrave.Kjo ishte deklarata e kryeministrit shqiptar, ditën kur mazhoranca e majtë votoi ligjin, që ndalonte importin e plehrave nga jashtë. Përkundër këtij qëndrimi të 3 viteve më parë, qeveria dhe kreu i saj, sot mbron importin e mbetjeve nga jashtë, duke siguruar shmangien e rreziqeve që mund të shkaktojnë në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Ndryshe nga ç?pretendon qeveria, ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, del kundër nismës, me tezën se nuk mund të bëhet ekonomi duke shkatërruar mjedisin. Sipas tij, nuk është e moralshme që qeveria të rikthejë ligjin që rrëzoi vetë sapo erdhi në pushtet.Koço Kokedhima: E tejkalon etikën politike. Ne kemi një situatë kur në vitin 2013, shumica e majtë, shumica jonë, ka ardhur në pushtet dhe një nga ato çështje që kishim, premtimet që kishim, ishin që do t?i mbyllnim rrugë këtij importi.Kokëdhima thotë se do të ishte më mirë që qeveria të përgatiste një projektligj të ri, me të cilin do të prezantohej në zgjedhjet e ardhshme politike.Koço Kokedhima: E bëjmë projektin, e diskutojmë me shoqërinë, i themi se ky është qëndrimi ynë politik dhe shkojmë në zgjedhje me këtë qëndrim. Pas zgjedhjeve edhe mund ta miratojmë.Oponencën ndaj ligjit të ri të importit të mbetjeve, Kokëdhima e argumenton me faktin e besueshmërisë së institucioneve të kontrollit.Koço Kokedhima: Është punë besueshmërie e të gjithë sistemit tonë të menaxhimit të doganave, të kontrollit të mjedisit, të kontrollit të veprimtarive ekonomike, të kontrollit të ligjit e kështu me radhë.Kostot që paguan shoqëria nga mundësia e ndotjes së mjedisit sipas ish deputetit janë shumë se sa përfitimet që merr shteti apo industria e riciklimit.