“Policia po fiton betejën me drogën” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se akuzat e Partisë Demokratike ndaj luftës kundër drogës janë bërë normale, por puna e policisë dhe besimi tek partnerët hedhin poshtë çdo pretendim. Këtu Saimir Tahiri përmendi operacionin antidrogë në Itali, ku informacioni i palës shqiptare për një gomone me hashash nisur nga Vlora drejt Barit u përfundua nga Guardia Di Finanza ku u sekuestruan 31 pako marihuanë.Saimir Tahiri: Sot një mjet lundrues me lëndë narkotike u kap në Itali pas një operacioni mjaft të suksesshëm të policisë sonë dhe pas informacionit që i dhamë partnerëve italianë, - në mos kanë dalë, prisni kur të dalin e të na akuzojnë prapë sot, - pavarësisht se ky është një sukses i policisë dhe besimit reciprok që kemi me partnerët. E meqë Policia Italiane, - të paktën deri tani ka kapur vetëm mjetin dhe jo trafikantët,- ju siguroj me shumë bindje që askush nga opozita në Itali nuk do të dalë në konferencë për shtyp dhe të akuzoj Policinë italiane se i lanë vetë me dashje trafikantët që të iknin. Kjo e jona, është një betejë e dyfishtë, njëherë me krimin në çdo cep të Shqipërisë e po kaq me baltën mu këtu në kryeqytet.Në inaugurimin e godinës së Ministrisë së Brendshme dhe murit të kujtesës për të rënët në krye të detyrës, kryeministri Rama tha se do të mendojë më shumë për rrogat e punonjësve të policisë.Edi Rama: Policia e Shtetit po sulmohet çdo ditë nga një parti që i quan policët çunat e krimit, kjo parti është fundi i vetëdijes morale qytetarë e politike të një grupi që është krijuar për të qenë alternativë qeverisëse e një populli. Ajo çka PD ka synuar e synon kur pavarësisht se çfarë temash ka, e pandashme e pazëvendësueshme është tema e ditës së sulmit, është që ta rrethojë policinë me vetmi e ta bëjë efektivin e policisë që të ndihet vetëm. Ide e çmendur kjo, plan politik halucinant dhe taktikë e dëshpëruar që nuk ka shans që të ketë sukses. Nuk do e përmendja PD nëse nuk do ishte e nevojshme, po bën goditje të përditshme e bëjnë PD armik më të madh se krimi. Në kaq shumë vite, PD jam i bindur se ka arritur që ta mësojë që sulmet ndaj meje, por edhe Tahirit, janë fjalë që ne jo na hyjnë e dalin nga një vesh, por nuk na hyjnë as një njërin vesh e jo më të na dalin nga tjetri. Prirja për të goditur e dekurajuar efektivët për t?i bërë të ndihen pjesë e diçkaje që duhet t?i bëjë të ndihen keq është e papranueshme. E neveritshme, e poshtër dhe armiqësore ndaj Policisë së Shtetit.Rama i beri apel opozitës te heqë dore nga akuzat dhe te lere Policinë ne punën e saj. Por në një postim ne facebook kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se policia nuk ka nevoje per fasada, por per te luftuar krimin ne terren. Sipas Bashës Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen çdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës e nga një kryeministër që futi në parlament trafikantë, vrasës e njerëz me precedentë...