http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i komisionit te ekonomisë Erjon Braçe i kërkon Prokurorisë te zbardhe raportin e Kontrollit te Larte te Shtetit lidhur me nje dem te konsiderueshëm qe KLSH pretendon se ka konstatuar ne Bankën e Shqipërisë, per procesin e nxjerrjes nga tregu te kartëmonedhave te dëmtuara. Lidhur me ketë raport, kreu i komisionit ka dëgjuar pretendimet e dy institucioneve, te cilat ndajnë mendime te ndryshme. Komisioni i zhvillua me dyer te mbyllura dhe ne përfundim te tij Braçe rezervoi te japë detaje per shkak te konfidencialiteti te raportit. Kreu i ekonomisë, tha se ka nje mospërputhje lidhur me rregulloret dhe ligjet mbi te cilat operon Banka e Shqipërisë, por nëse ato jane shkelur ose jo ketë do ta vendose drejtësia. Ai e vuri theksin tek fakti se rekomandimet qe janë lënë nga KLSH jane marre ne konsiderate nga Banka Qendrore. KLSH pretendon se per nje periudhe 4-vjeçare 2010-2014, ne Bankën e Shqipërisë është konstatuar nje dem prej 514 milion leke. Ky dem ka ardhur si pasoje e procedurës se ndjekur per te ndjere nga tregu kartëmonedhat e emetuara. Si pasoje e këtij procesi, KLSH thotë se kane fituar padrejtësisht bankat e nivelit te dyte.