Vrasja në Dukagjin, burg për Luigj Bludaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ?Arrest me burg? per Luigj Bludaj, i akuzuar për vrasjen e Gjoke Arres ne Dukagjin, paraditen e 15 shtatorit. Ndërkohë që i vëllai i tij Çesk Bludaj është ende në kërkim. Gjatë seancës, avokati dhe i dyshuari kërkuan ?arrest shtëpie? me mbikëqyrje elektronike. Nga hetimet e para rezultoi se vrasja kishte si motiv konfliktin që kishte nisur disa muaj më parë për kultivimin e kanabisit në një tokë pa pronar mes familjes Arra dhe Bludaj. Por i akuzuari nuk e pohoi ketë ne gjykate. Një ditë pas krimit policia bëri të mundur lokalizimin e 31-vjeçarit në zonën e Dukagjinit ku qëndronte i fshehur. Pas disa orëve rezistencë Luvigj Bludaj është vetëdorëzuar. Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronte i fshehur iu gjet si pistoleta e krimit dhe karikatori me 5 fishekë. Luvigj Bludaj akuzohet për ?vrasje me dashje? dhe ?armëmbajtje pa leje?.

Free Traffic Exchange