http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lefter Papa është një sipërmarrës i cili ka hapur një ndërmarrje fasoni në Shqipëri. Fillimisht, kur ai transferoi biznesin nga Greqia për në Tepelenë, numri i të punësuarve ishte modest, çka bënte që edhe prodhimi që shkonte për Spanjën, Italinë dhe Britaninë t?i siguronte shumë pak fitime. Ai tregon se fillimisht aplikoi për të përfituar nga fondi për nxitjen e punësimit, dhe menjëherë punësoi 18 persona. Tashmë një tjetër mbështetje që ka marrë është edhe një buxhet që ministria e ekonomisë ka vënë në dispozicion për sipërmarrjet e reja.?Nga Fondi Start Up blemë 5 makineri të reja. Kjo na mundësoi të shtohej punësimi nga 25 punonjëse u shtuan edhe 7 të tjerë. Kjo bëri të qepim më shumë veshje për firmat për të cilat ne punojmë.?Gjatë një vizite në këtë ndërmarrje, ministrja e zhvillimit ekonomik, Milva Ekonomi u bëri thirrje të gjithë bizneseve që të vijnë dhe të aplikojnë për të përfituar nga këto skema. Që nga 2015-ta dhe deri tani janë vënë në dispozicion 140 mijë dollarë.?Skema Start-up është një nga mbështetjet e vëna në dispozicion të biznesit nga qeveria, e cila ka filluar që nga viti 2015 dhe vazhdon. Përfitimi nga kjo skemë që merr biznesi lidhet me faktin se i mundëson një biznesi të ri më shumë shtrirje?.Deri tani janë 23 biznese që kanë përfituar nga këto fonde. Në faqen zyrtare te Agjencisë së Investimeve të huaja të gjithë mund të shkarkojnë formatin e aplikimit. Në bazë të propozimit që bëhet, biznesi përfiton 70% të financimit falas nga qeveria dhe pjesën tjetër e paguan vetë.