http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne harkun kohor te 5 viteve zona e Vermoshit, do te jete tërësisht e transformuar. Ky eshte premtimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka inspektuar punimet ne aksin rrugor qe lidh Tamaren me Vermoshin. Sipas liderit te mazhorances me përfundimin e kësaj rruge, Vermoshi është i arritshëm per 90 minuta dhe turizmi është i pari sektor qe do ndjeje efektet pozitive.?Në një total të projektit rreth 70 kilometra dhe faktikisht, nga 3 orë e gjysmë - 4 orë duhej të shkoje nga qendra e bashkisë së re të Malësisë së Madhe në Koplik deri në Vermosh, rruga bëhet pak a shumë 90 minuta. Kjo na jep një dorë të madhe, për të vazhduar me projektin e zhvillimit të turizmit këtu, që siç e kemi parë nga ndërhyrjet e bëra deri tani gjatë segmentit që përfunduam dhe ndërhyrja e bërë në Tamarë, impaktin e ka të menjëhershëm me një rritje disafish të fluksit. Shoqëruar kjo edhe me ndërhyrje të tjera, qoftë të shtetit, qoftë nga sipërmarrja private, unë jam i bindur që në harkun e 5 viteve, kjo zonë do të jetë një zonë tërësisht e transformuar në pikëpamje të impaktit në sektorin e turizmit dhe në ekonominë kombëtare?.Dhe kryeministri ka theksuar se rritja e numrit te turisteve do te permiresoje gjendjen ekonomike te familjeve te kesaj zone.?Vit pas viti ka filluar të ndihet që tani, familjet do të fillojnë të marrin frymë ekonomikisht për shkak të fluksit të turistëve. Duke rritur fluksin e turistëve është e qartë që duhet t?i përgjigjemi edhe me infrastrukturë të re, të zhvilluar, nga sipërmarrja private, sepse kapacitetet akomoduese të zonës ekzistuese si hoteleri shtëpiake nuk janë absolutisht të mjaftueshme për atë që presim nga plani jonë i zhvillimit.?Kryeministri Rama ka vizituar edhe Tamaren ne Malësinë e Kelmendit ku fale projektit te rilindjes urbane Tamara ka një shëtitore të re, është bërë rikonstruksioni i çative dhe është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër.