http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues te Interforzes italiane, mbërritën ne Prokurorinë e Krimeve te Renda, per t?u njohur me hetimet mbi avionin, i cili beri ulje te detyruar ne grykëderdhjen e Ishmit. Mësohet se përfaqësuesit italiane kane kërkuar te dhëna mbi hetimin e përbashkët tashmë per trafikun e drogës, i cili mesa duket ka bazën ne Itali. Guido Guidi pasi ka dhene deklarimet përpara organit te akuzës është izoluar në një hotel dhe i është hequr e drejta të kontaktojë me oficer të policisë gjyqësore dhe po ashtu edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit nga frika se mos këta të fundit mund të dekonspirojnë pistat e hetimit. Kjo ka ndodhur për shkak te mungesës se besimit mes Prokurorisë e policisë.69-vjeçarit i eshte sekuestruar pasaporta, ndërsa burime prane organit te akuzës thane se ai ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Kjo e drejtë ende nuk i është dhënë për shkak të verifikimit të deklarimeve të tij, ndërsa mësohet se Guidi ka dhënë edhe emra konkretë trafikantesh. Pas uljes në Ishëm, piloti 69-vjeçar ka njoftuar policinë, por Prokuroria dyshon se ai përpara kësaj ka bere telefonata edhe me trafikantë, për t?i njoftuar për dështimin. Fillimisht ai u tha hetuesve se per shkak të defektit u ul në atë zonë, por më pas, pranoi se ishte përfshire ne nje rrjet te trafikut te drogës. Për deklarimet e tij të ndryshme, Prokuroria pritet ta rimarrë në pyetje edhe në prani të avokatit Guidin, i cili është vendosur ne nje hotel. Avioni tip ?Piper? pritet të largohet nga vendngjarja ndërsa në këto foto të siguruara nga Vizion Plus brenda tij është sekuestruar libri i fluturimeve. Mësohet se Prokuroria ka në dosje dhe gjurmët e disa gishtërinjve të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin shkencor. Deri në përfundim të hetimeve, Prokuroria po e mban pilotin italian me akuzat e shkeljes se rregullave te fluturimit dhe kalim i paligjshëm i kufirit.