Miratohet ligji i Prokurorisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca e vetme ka miratuar ligjin e trete te reformës ne drejtësi ate per Prokurorinë. Pas 4 ore debatesh, socialisti Ulsi Manja ka njoftuar se tashme kuadri ligjor per Prokurorinë është mbyllur. Edhe per kete ligj, opozita njësoj si per vetingun dhe SPAK-un paraqiti ne komision opinionin e saj me vërejtjet rreth ketij drafti. Nje pjese e këtyre vërejtjeve, kryesisht te karakterit teknik u morën parasysh; por mazhoranca nuk tregoi te njëjtën gatishmëri per te pranuar kritikat e opozitës, per zhveshjen nga kompetencat te Prokurorit te Përgjithshëm. Ne gjykimin e demokrateve, kompetencat e Prokurorit te Përgjithshëm në ligj janë të rrudhura, krahasuar me atë ??ka parashikon kushtetuta dhe kreut te organit te akuzës, nuk i njihet e drejta e kontrollit të performancës se prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre; një rrezik ky sipas opozitës, pasi krahas njohjes së një pavarësie me të madhe prokurorëve të thjeshtë, nuk njihet kontrolli i performancës së tyre. Ne ligjin per Prokurorinë, ka ndryshuar neni qe garantonte pavarësinë e prokurorit duke prekur lirinë e medias e tashme gazetaret jane hequr nga neni qe flet pavarësinë e tyre.