Investimet në shëndetësi, Rama në Gruemirë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Spitali Rajonal i Shkodrës, ofron shërbimin e Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera miniinvazive në zemër, tërësisht falas për pacientët. Kryeministri Edi Rama vlerësoi si shumë të rëndësishme reformën në shëndetësi. Ai tha se një vëmendje e veçantë do t?i kushtohet inkurajimit të mjekëve, përmes mbështetjes financiare, për të punuar jashtë Tiranës.?Ky repart këtu ishte i domosdoshëm për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare në gjithë këtë territor. Tani nuk duhet të shkojnë më në Tiranë për të marrë këtë shërbim, por ndërkohë shqetësimi ynë është që me patjetër vitin e ardhshëm të rrisim edhe mbështetjen financiare për mjekët dhe gjithë Shqipërinë, duke vazhduar të stimulojmë mjekët specialistë që janë të gatshëm të punojnë jashtë Tiranës, me një shpërblim ekstra dhe duke bërë çmos që të futemi në një fazë të re, ku mjeket të paguhen sipas volumit të punës, më shumë dhe jo të gjithë njësoj me një rrogë fikse, punojnë, s?punojnë, kanë volum, s?kanë volum?.Ofrimi i këtij shërbimi të ri në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka bërë që koha e pritjes së pacientëve të shkurtohet nga 6 muaj apo 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë. Pas investimin prej 75 milionë lekë në Repartin e Kardiologjisë, spitali Rajonal i Shkodrës, ofron shërbime më cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar. Më herët kryeministri Rama gjatë një takimi me fermerët në Gruemirë në Malësinë e Madhe ka garantuar mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë. Shqetësimeve të banorëve për fatura amorfe të energjisë elektrike, kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se kjo situatë do të zgjidhet brenda vitit.