Konsensus për “SPAK” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita ia kane dale te kalojnë me konsensus pjese dërrmuese te një prej ligjeve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi; ligjit per strukturën e posaçme qe do te luftoje korrupsionin tek zyrtaret e larte. Nënkryetari demokrat i komisionit Oerd Bylykbashi, ka njoftuar se i gjithe ligji ka kaluar me kompromis e tashme ka mbetur pa u zgjidhur vetem çështja se kush do ta beje vetingun e prokuroreve dhe gjyqtareve te posaçëm. Ligji i njohur si ligji i ?SPAK? eshte nje prej ligjeve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi e eshte hartuar nga amerikanet. Ai parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit anëtaret e se cilës do te trajnohen nga Shtetet e Bashkuara si dhe ngritjen e nje prokurorie e Gjykate te Posaçme vetëm per korrupsionin e zyrtareve te nivelit te larte.

Free Traffic Exchange