Nis samiti i Bratislavës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e 27 shteteve të Bashkimit Europian janë mbledhur në samitin e Bratislavës në qendër të së cilës është e ardhmja e unionit pas daljes së Britanisë së Madhe nga familja europiane. Në këto bisedime, edhe pse kryeministrja britanike Tereza Mey nuk merr pjesë, reduktimi i bllokut ne 27 vende zë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve. Dy tema të tjera, pjesë e agjendës së samit që po mbahet në Sllovaki është dhe çështja e refugjatëve, sidomos pas tensioneve të fundit mes Brukselit dhe Ankarasë, e cila ka vënë disi në pikëpyetje edhe marrëveshjen në fuqi për strehimin dhe frenimin e fluksit të emigrantëve sirian drejt vendeve të unionit. Kryeministri sllovak, mikpritësi i këtij takimi ka një qëndrim të ashpër për këtë çështje, pasi ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranoje asnjë emigrant musliman të vetëm. Nga ana tjetër, Franca e cila së fundi ka qenë shënjestra kryesore e sulmeve terroriste, evidenton se prioriteti i ri i unionit duhet të jetë forcimi i kufijve dhe rritja e sigurisë në të gjitha vendet europiane. Më herët presidenti Holond mbajti dhe një takim me kancelaren Merkel dhe pas takimit theksuan rëndësinë e një plani për thellimin e bashkëpunimit mes njësive të inteligjencies evropiane, por dhe nevojë e krijimin të një zyre ushtarake europiane. Samiti i Bratislavës konsiderohet si takimi më i rëndësishëm për të ardhmen e unionit, pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Free Traffic Exchange