Vdes nëna me foshnjën në maternitet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë me dy jetë të humbura ndodhi mëngjesin e kësaj te premteje ne maternitetin ?Koço Gliozheni ne kryeqytet. Aida Koci 35-vjeçe, humbi jetën në sallën e operacionit në maternitet së bashku me fëmijën e saj, në muajin e nëntë të shtatzënisë. Familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e dy jetëve, ndërsa kanë bërë kallëzim në polici. Sipas familjarëve nëna e re është sorollatur, duke mos mare ndihmën në kohën e duhur. Ndërkohë policia sqaron se rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit ?Koço Glozheni?, kanë lajmëruar se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës. Uniforma blu thane se pasi morën lajmin e vdekjes se foshnjës, familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëme duke thyer derën e pavionit si dhe xhamat. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje mjekët që kanë qenë në shërbim. Janë marrë dëshmitë e 4 mjekëve që asistuan lindjen e 35-vjeçares, ndërsa është sekuestruar edhe kartela e pacientes. Aida Koci ishte nënë e dy fëmijëve dhe priste të sillte në jetë fëmijën e tretë. Ndërkohë bashkëshorti është nisur nga Italia ku ndodhej si emigrant.