Avioni në Ishëm, piloti jep dëshmi kontradiktore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroret e Krimeve te Renda kane marre ne pyetje deri ne orët e vona te natës pilotin Italian, avioni i te cilit u rrezua mëngjesin e se enjtes ne zonën e Ishmit. Guido Guidi pasi ka dhëne deklarimet është dërguar ne Durrës, ku po mbahet nen vëzhgim. 69-vjecarit i është sekuestruar pasaporta, pasi do te përballët me dy akuza, shkelje e rregullave te fluturimit dhe kalim i paligjshëm i kufirit. Ndërkohe burime te Prokurorisë i kane thëne Vision Plus se nje përfaqësues i Ambasadës Italiane ka kërkuar takim me kreun e Prokurorisë se Krimeve te Renda. Guido Guidi ka dhëne deklarime kontradiktore çka u ka forcuar dyshimet e eksperteve se ai do te transportonte nje ngarkese droge. Italiani nuk ka pranuar nje fakt te tille duke i qëndruar idesë se ishte ulur rastësisht ne ate zone. Nga ana tjetër burime nga krimet e renda konfirmojnë se janë verifikuar celularet, gjithë zinxhirit komandues te policisë se Durrësit per shkak te dyshimeve te nje dekonspirimi te mundshëm te operacionit. Avioni i tipit Piper beri ulje te detyruar ne bregdetin e Ishmit mëngjesin e se enjtes. Ne vendin e ngjarjes u konstatua një piste e përshtatur, per te cilën banoret thane se ishte hapur pak dite me pare dhe se do te përdorej per hipizëm. Avioni kishte hyre ilegalisht ne ne hapësirën shqiptare dhe nuk e kishte njoftuar Alb Kontrollin per uljen e detyruar.

Free Traffic Exchange