Arrestohet sërish Azem Syla - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Eulexit kërkoi sërish arrestimin e ish-deputetit të PDK-së Azem Syla, me argumentin se persona të dërguar prej tij, kanë kryer presion ndaj një prej dëshmitarëve të mbrojtur në çështjen ?toka?. Menjëherë pas ndalimi ai është dërguar në gjykatë për seancën e radhës. Avokati i Sylës, Tom Gashi e ka cilësuar një skandal ndalimin e ish-deputetit me argumentin se Eulex duhet të arrestonte personin që ka kontaktuar me dëshmitarin e mbrojtur, i cili në komunikatën e Prokurorisë thuhet se është identifikuar. Sipas tij Syla nuk ka gisht ne ketë histori. Azem Syla dhe dhjetëra mbështetës te tij u ndalua disa muaj më parë, pasi ai akuzohej se ushtronte ndikimin e tij si deputet i PDK-së për të shitur prona shtetërore në periferi të Prishtinës. Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Eulexit kane ne baze te tyre edhe deklarimet e ish-punonjësit te shërbimit informativ ne Kosove Nazim Bllaca, i cili pretendon se grupi Syla detyronte me dhune qytetare e biznesmen te shisnin pronat e tyre.

Free Traffic Exchange