http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 ore bisedime mes palës kosovare dhe serbe ne Bruksel me ndërmjetësimin e BE prodhuan nje marrëveshje per përdorimin e targave te automjeteve. Kjo marrëveshje i jep fund përdorimit te targave ?prova? te cilat ishin vendosur ne mënyre te njëanshme nga Serbia ndaj automjeteve te Kosovës qe prej vitit 2011. Deri tani makinat e Kosovës me targa me shenjen RKS, gjate lëvizjes neper territorin e Serbisë, detyroheshin te vendosnin targa te përkohshme, ndërsa nga 15 nëntori, targave te makinave te te dyja vendeve do t?u ngjitet nga nje leter e bardhe e njëjte. Vlefshmëria e targave te Kosovës do te zgjatet deri ne pese vjet dhe me pas palët do te diskutojnë serish ne Bruksel. Qeveria e Kosovës deklaroi se me ketë pakt i jepet fund edhe përdorimit te targave te paligjshme te automjeteve qe qarkullonin ne pjesën veriore te Kosovës. Po kështu parimi i reciprocitetit ne kete marrëveshje dëshmon se marrëdhëniet fqinjësore mes dy shteteve po shënojnë progres, qe vlerësohet edhe nga Brukseli. Mes palëve pritet te vazhdojnë bisedimet edhe per çështje te tjera, si ajo e bashkësisë se komunave serbe, te energjisë dhe Telekomit.