Më pak shqiptarë drejt ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara te Amerikës vlerësojnë masat qe ka marre Shqipëria kundër radikaleve islamike. Gjate nje konference per ekstremizmin e dhunshëm, ambasadori Donald Lu tha se numri i personave qe i bashkohen shtetit islamik, është ulur ndjeshëm. Ambasadorja e bashkimit europian Romana Vlahutin foli per sulmet e ndodhura kohët e fundit në Europë. Terrori sipas saj tregon se bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese ne vendet anëtare, ka patur mangësi.?Kërkohet bashkëpunim më i madh mes shërbimeve të sigurisë në mbarë vendin. Sulmet e fundit në Europë tregojnë mangësitë në koordinim dhe në bashkëpunim. Do të thotë se mbetet ende shumë për t?u bërë kundër terrorizmit. Grupet terroriste i argumentojnë lëvizjet e tyre në mënyrë të tillë për të mbledhur sa më shumë të rinj. Duhet të shohim edhe lidhjet ndërmjet emigracionit të parregullt dhe riskut nga këto lëvizje. Lidhja mes terrorizmit dhe emigracionit është shumë e fortë por nuk duhet të rëndojmë mbi emigrantët. Është e rëndësishme që ne Ballkanin Perëndimor të këtë bashkëpunim. Duhet të gjejmë përgjigje efektive ndaj këtyre kërcënimeve?.Gjatë konferencës se zhvilluar ne Durrës folën edhe përfaqësues te komuniteteve fetare si dhe te qeverise.