Rikonstruktohet shkolla “1 Maji” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 1 mijë nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?1 Maji? e filluan vitin e ri shkollor ne nje godine te re. Ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle u përuruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se viti i parë i mandatit te tij iu kushtua me te vegjëlve.?Ky ka qenë një vit me fokus te fëmijët, me çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Nëse në familjet tona fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë, atëherë pse jo në qytetin tonë, në këtë familje të madhe, të mos jenë fëmijët të parët. Besoj se e kemi treguar me vepra që kështu ecim përpara?, tha Veliaj, duke iu referuar punës që ka bërë bashkia për të përmirësuar infrastrukturën arsimore?.Gjatë verës, shtoi Veliaj, bashkia ka ndërhyrë për të riparuar rreth 200 shkolla, ndërsa siguroi se një pjesë e tyre kanë ambiente dhe terrene sportive të shtuara.?Më vjen mirë që, në koordinim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, ky do të jetë viti i parë ku vetëm 2-3 gjimnaze do ta kenë mësimin me dy turne. Shkollës ?Qemal Stafa? i është rritur kapaciteti, që do të thotë se tani funksionon me një turn. Do të vazhdojmë me këtë ritëm.?Rikonstruksioni i shkollës ?1 Maji? përfshiu krijimin e ambienteve të reja ,palestrës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, si edhe rikonstruksionin e sistemit elektrik.