Mijëra inspektorë “offline” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse i ngritur prej më shumë se dy vjetësh me ndihmën e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, portali online i Inspektoratit Qendror vijon të mos funksionojë siç duhet. Për kryeinspektorin e përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, edhe pse disa ministri janë të përfshira në këtë sistem, ato nuk zbatojnë detyrimin ligjor të inspektimeve dhe zbardhjen e rezultateve online. Gjatë takimit me ministren e inovacionit Milena Harito, Hajdari tha se inspektimet online shmangin korrupsionin madje lehtësojnë dhe bizneset. Për ministren kjo është mënyra më e mirë për të qenë transparentë. Sipas qeverisë, reforma në inspektim synon të krijojë një sistem modern të inspektimeve, të cilat garantojnë konkurrencën e lirë, duke synuar krijimin e kushteve lehtësuese, në vend që të shndërrohen në një barrë dhe arbitraritet për biznesin. Në të gjithë vendin operojnë mbi 1100 inspektorë shtetërorë.