Muharrem Rama fiton thellë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Dibrës i mbetet koalicionit te majte. Ajo do te drejtohet deri ne zgjedhjet e ardhshme vendore nga kirurgu Muharrem Rama, i cili ka fituar me nje rezultat te thelle përballë kandidatit te opozitës Sherefedin Shehu. Grupet e numërimit i dhane fund procesit ne KZAZ-ne numer 19-te pasditen e se henes. Rama ka arritur te marre gjithsej 18 mije e 662 vota ose 53.3% kundrejt 14 433 vota ose 43.7% qe ka marre Sherefedin Shehu. Gjate numërimit te kutive te fundit, mbështetësit e kandidatit te mazhorances kane filluar festimet brenda KZAZ-se por edhe jashtë saj. Madje Muharrem Ramen e ka uruar edhe vete deputeti demokrat Aldo Bumçi. Vete kirurgu qe do te drejtoje tashme bashkinë është shprehur i befasuar nga mbështetja. Kandidati demokrat ka humbur edhe njësinë administrative te Slloves, e cila është vendlindja e Sherefedin Shehut. Procesi i numërimit te votave ne Bashkinë e Dibrës, eci me ritme te kënaqshme dhe nuk pati ndërprerje, ashtu siç ka ndodhur ne zgjedhjet e mëparshme. Grupet u ulen ne tryezat e numërimit mesnatën e se dielës për te vazhduar deri ne mëngjes. Numërimi rifilloi rreth orës 10:00 te paradites pas nje pushime te shkurtër. Në votim, sipas të dhënave zyrtare morëm pjesë 63% të votuesve, e ndërsa pas administrimit të të gjitha kutive të votimit nga komisionerët e KZAZ 19, procesi i numërimit nisi mbrëmjen e së dielës. Procesi zgjedhor u monitorua edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë, nga Ambasada Amerikane, si dhe nga përfaqësues të Ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian. Dita e zgjedhjeve, ku përveç disa incidenteve të izoluara, që nuk patën ndikim në proces, gjë e pranuar edhe nga palët, përgjithësisht ishte e qetë dhe pa probleme që mund të cenonin legjitimitetin e zgjedhjeve.

Free Traffic Exchange