Fotot që tronditën Amerikën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje burrë dhe nje grua qe duken si pa ndjenja ne makine. Ne sediljen e pasme, nje fëmije. Janë foto qe kane tronditur Amerikën, dëshmi e gjalle e emergjencës dramatike te përdorimin masiv te heroinës. Fotot vijnë nga qyteti i East Liverpool ne Ohajo. Fotot jane realizuar nga nje polic, menjëherë sapo ndaloi makinën qe levizte sa ne njërën krah te rrugës ne tjetrin. ?Ai nuk mund te fliste. Belbëzonte diçka per gruan qe kishte ne krah. Pastaj ra si pa ndjenja?- tregon polici. Xhejms Akord, 47 vjeç eshte emri i shoferit dhe Ronda Pasek, 50 vjeç, emri i gruas se tij te transportuar me urgjence ne spital per overdoze heroine. Por me pas, agjenti i policisë pa qe ne sediljen e pasme ishte nje fëmije vetëm 4 vjeç. Pikërisht per shkak te pranisë se tij, policia vendosi ta beje publik rastin ne rrjetet sociale, duke sjelle vetëm ne pak ore mijëra komente dhe denoncime te forta. Babai është dënuar me 180 dite burg, ndërsa e ëma e vogëlushit përballet me akuza edhe me te renda.

Free Traffic Exchange