Çuçi: Reforma në drejtësi zgjidh problemet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporti per integritetin e institucioneve ne Shqipëri i Transparency International nxori ne pah problematiken e institucioneve kushtetuese shqiptare, duke filluar nga mungesa e transparence deri tek ndikimi politik. Koordinatori kombëtar per luftën kundër korrupsionit Bledi Çuçi duke analizuar raportin thekson se per sistemin e drejtësisë, te cilin ky raport e vlerëson me te dobët, tashme është dhene zgjidhja dhe kjo është pikërisht reforma ne drejtësi.?Ne do te përmbysim tërësisht strukturën e drejtësisë dhe do te ndërtojmë nje strukture tjeter te sistemit te drejtësisë. Kjo arkitekture qe ne po bëjmë eshte nje përgjigje e drejtpërdrejte e vëzhgimeve te raportit ne lidhje me sistemin e drejtësisë, pra ne lidhje me integritetin e institucioneve te gjyqësorit.?Ministri Çuçi pranon se edhe per shkak te historisë problemet me integritetin e institucioneve shqiptare janë te forta dhe kjo mungese e integritetit ushqen korrupsionin por kjo nuk është nje beteje qe përfundon ne nje dite.?Ne kemi akoma mangësi persa i përket këtij raporti; flas ne lidhje me transparencën, ne lidhje me paanshmërinë, ndikimin politik, forcën ne vendimmarrje.?Por ne kete raport vihej ne dukje se Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin?Raporti i referohet rankimit qe beri para 4 muajsh Transparency International ku Shqipëria pati rritjen me te larte historike ne 25 vjet persa i përket nivelit te perceptimit. Padiskutim jemi ne vendet e fundit ne rajon dhe ky është fakt, por rritja dhe tendenca e rritjes tregon qe ne Shqipëri ka shume përmirësim persa i përket adresimit te luftës kundër korrupsionit.?Një dite me pare Transparency International publikoi raportin e Sistemit te Vlerësimit te Integritetit Kombëtar, ku theksohej se problematika me e forte hasej tek institucione si prokuroria, gjykata, KQZ apo edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, te cilat janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit.