http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende pa përfunduar plotësisht, vepra e cila ka marrë paratë më të shumta në buxhetin e shtetit, rruga e Kombit, u diskutua për tu dhënë me koncesion te një kompani private. Tentativat ishin që në vitet e fundit të qeverisë Berisha, ku ministri i Transporteve në detyrë, Sokol Olldashi, hartoi një projekt, i cili parashikonte mirëmbajtjen e saj dhe ndërtimin e disa urave dhe rrugëve lidhëse. Por në analizat financiare të ministrisë në ato vite, rezultoi se cilido operator privat që interesohej për të marrë në dorëzim këtë vepër duhet të merrte para shtesë nga buxheti i shtetit. Pas fitimit të zgjedhjeve nga ana e socialistëve, qeveria shprehu menjëherë vullnetin për të dhënë në formën e Partneritetit Publik - Privat rrugën Milot - Morinë. Në tetor të 2015-ës u hapën ofertat e tenderit për të marrë këtë rrugë, por nga 4 kompani të interesuara, Komisioni i Vlerësimit vendosi anulimin e tij. 2 prej kompanive të përzgjedhura në fazën finale: turqit e ?Vendeka Bilgit? dhe kinezët e ?China Communication Construksion? kërkuan subvencion dy herë më të lartë nga vlera që qeveria kishte vendosur për t?i dhënë firmës fituese. Por nëse herën e parë Ministria e Transporteve vendosi ofertën e ulët për subvencion si shkak për anulimin e tenderit, në rastin kur rihapi ofertat dhe zgjodhi fituesin, u kualifikua kompania që kërkoi para më shumë nga buxheti. ?Vendeka Bilgi? do të merrte subvencion 5.6 milion euro, ndërsa ?Catalyst? dhe ?Salillari? 4.5 milion. Kompanive në fazën e parë iu zbuluan projektet teknike dhe ekonomike, çka bëri që në raundin e dytë të garës konkurrentët të mësonin ofertën e njëri - tjetrit duke shkelur kështu çdo procedurë të tenderimit.