http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i Operatorit të Sistemit te Transmetimit për veriun, Saimir Jaku. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë te premte rreth orës 9:35 në Rrëshen. Sajmir Jaku ndodhej bashke me nje shok ne nje nga kafenetë ne qendër te qytetit, kur është qëlluar disa here me automatik. Dëshmitaret i pohuan policisë se atentatorët ishin dy persona te maskuar. Ata kane hyre ne lokal dhe kane qëlluar me breshëri, derisa janë bindur per vrasjen e Jakut. Me pas janë larguar me shpejtësi me nje autoveture. Nga plumbat ka mbetur i plagosur dhe nje person tjeter, i cili ndodhej ne te njëjtin lokal me Jakun. Ai është dërguar me urgjence ne spital, ku ndodhet ne gjendje te rende. Polica ka shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Por ende nuk dihet asgjë mbi motivet dhe autoret e këtij krimi te rende.