Blushi shpërthen ndaj Rilindjes - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialisti Ben Blushi ka shfrytëzuar diskutimin per ndryshimin e buxhetit te këtij vit per te akuzuar qeverinë se ka dështuar me rilindjen. Sipas tij ne 3 vite, puna e kryeministrit Rama kane qene selfiet, udhëtimet dhe përdorimi i kërcënimit me burg pa përjashtuar tek kjo e fundit as aleatin e tij Ilir Metën.?A e dini si ndahen 1000 ditët e Edi Rames? 100 dite ne selfi. 200 dite ne avion. 300 dite ne stadium dhe 400 dite ne burg. Qe ta shpjegoj këtë çështjen e burgut se e di qe shume njerëz do habiten. Me bindjen se burgu shërben për te nxitur reformat, gjate këtyre 400 dite pune e përditshme ne shërbim te shërbimit te burgjeve, ai ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fusë asnjëherë ne burg: ky është Ilir Meta. Dhe kam përshtypjen se kete premtim Edi Rama do ta mbaje me korrektese. Deri ditën kur Rilindja te hyje ne zgjedhje.?Kritikat e Blushit jane pasuar me replikat e ministrave, te cilët kane akuzuar deputetin socialist se kërkon te ndërtoje parti te re politike duke shpifur.?A ka njeri qe mund ta mbroje këtë koalicion restorantesh se ka shtuar vendet e punës, se ka rritur ekonominë, se ka sjelle me shume investime, se ka futur me shume fëmije ne universitet, se ka garantuar shendetesine falas, se ka ndryshuar modelin e te berit biznes, se ka nxjerre mijëra njerëz nga varfëria dhe se ka rritur pagat apo pensionet.?Sipas ministrave te qeverise ajo qe duket qarte nga fjalimet e deputetit Blushi është ngjashmëria e tij me ish-kryetarin e PD Sali Berisha.