Turqi, pezullohen 11 mijë mësues - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 11 mije mësues ne Turqi janë pezulluar nga detyra nga autoritetet vetëm nje jave përpara fillimit te shkollës, te dyshuar se kane lidhje me Partine e Punëtoreve te Kurdistanit, te cilësuar si terroriste nga Ankaraja zyrtare. Kryeministri Binali Jillderim u shpreh se mësuesit dyshohet se kane lidhje me aktivitete te ndryshme terroriste. Ky zhvillim vjen vetëm pak jave, pasi shume punonjës shkollash dhe mësues te institucioneve private u larguan nga puna ne muajin korrik, te dyshuar se kishin lidhje me grushtin e dështuar te shtetit. Ministri turk i arsimit deklaroi se 11.285 mësues janë pezulluar nga detyra dhe janë ne pritje te ndjekjes penale. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu theksoi se numri i mësuesve mund te shkoje deri ne 14 mije, pas hetimeve te zhvilluara edhe ne koordinim me zyrtaret lokale. Nuk është ende e qarte se ne cilat qytete janë te punësuar mësuesit nen akuze, por partia kurde është e përqendruar me se shumti ne pjesën juglindore te vendit.

Free Traffic Exchange