Gjykata Administrative e mbytur ne dosje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Osman Gjoni me profesion ish-ushtarak, i larguar nga detyre 7 vite me parë kërkon pensionin që i takon si pjesë e forcave të armatosura. Shpresat 63-vjecari i ka varur te gjykata Administrative e Apelit, por prej dy vitesh dosja e tij është ende në listë pritjeje, duke mos marrë asnjë përgjigje. Numri prej 12 mijë dosjesh të cilat presin te shqyrtohen nga trupa gjyqësore e apelit, ka krijuar një gjendje të papërballueshme për Pëllumb Kurtin nga një fshat i Elbasanit. Ai kërkon te marre pensionin e motrës invalide. Kreu i apelit administrativ e konsideron situaten alarmante pasi një gjyqtar nuk mund të gjykoje 1000 dosje ne vit, kur mesatarja duhet te jete deri ne 400. Një nga zgjidhjet që mund të ulë ndjeshëm numrin e dosjeve ne gjykaten e apelit është edhe rikthimi i një pjesë të padive në Gjykatën e Shkallës së Parë. Gjykata Administrative e Apelit u krijua ne vitin 2013 dhe ngritja e saj u bë për të eliminuar vonesat në procese civile gjyqësore.Situata u përkeqësua kur dosjet e gjykatës së lartë kaluan automatikisht tek ajo Administrative.