U kthejmë dibranëve bashkinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimi ekonomik dhe punësimi do te jene prioritetet te punës se kandidatit te opozitës, Sherefedin Shehu, nëse fiton garën me 11 shtator. Ai u takua me banorë të fshatrave Poçest, Bellovë, Rapdisht dhe Tomin. Shehu shoqërohej nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.?Tregu në Dibër është i vogël dhe bashkia ka për detyrë që të sjellë tregtarët këtu edhe këtë e kemi filluar. Para tre ditësh kemi bërë një takim me fermerë që prodhojnë mollët dhe grumbulluesi i mollës i garantoi që 80% të prodhimit të Dibrës do ta blejë vetëm një dhe të tillë ka në Tiranë. Ne i kemi identifikuar, do t?i sjellim që t?i ulim këtu me ju që në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë porosia. Pra, tregtarët të porosisin blerjen e produkteve nga ju. Ne do të bëjmë panaire me blerësit e produkteve, do të vijnë në pranverë kur ju të mbillni që të keni të sigurt që nesër atë që mbillni dhe prodhoni ta keni të shitur?.Sherefedin Shehu tha nëse ai do të jetë zgjedhja e dibranëve, bashkia do tu kthehet qytetarëve dhe administrata e do të jetë në shërbim të tyre.

Free Traffic Exchange