Bashkë kundër Shtetit Islamik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas konfliktit te hapur me Shtetet e Bashkuara për çështjen e klerikut Fetullah Gylen, Turqia jep sinjale afrimi me aleatin e saj ne NATO. Presidenti Erdogan është shprehur se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë gati per te nisur një operacion te koordinuar ndaj asaj qe konsiderohet si fortesa e ISIS, qyteti i Rakas ne Siri. Erdogan u shpreh se homologu i tij Obama ia propozoi nje gjë te tille gjate takimit te tyre ne kuadër te samitit te G_20 ne Kine. Sipas Erdogan, edhe Turqia është gati per nje operacion te përbashkët. Muajin e kaluar Ankaraja zyrtare ka ndërmarre bombardime ne Siri, duke shenjestruar si ISIS, ashtu edhe rebelet kurdë. Por ne anën tjetër, Rusia, nje aleate e presidentit Al-Asad, është shprehur e shqetësuar per përparimin e Turqisë me bombardimet ne Siri. Komentet e presidentit Erdogan janë publikuar ne mediat turke, por nuk ka patur nje koment nga ana e Shtëpisë se Bardhe. Vete presidenti turk nuk dha detaje te mëtejshme, duke u shprehur se do te kete diskutime te tjera mes palëve.

Free Traffic Exchange