Brukseli vlerëson “vetingun” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn ka vlerësuar miratimin e ligjit te vetingut si nje hap para ne procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE. Gjate takimit me shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, komisioneri Hahn theksoi se miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligji per rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve dëshmon vullnetin e qëndrueshëm politik per te avancuar ne kete proces. Dy politikanet rane dakord qe deri ne fund te muajit tetor kur publikohet progres-raporti i komisionit evropian prioritet mbeten ndërmarrja e te gjithë hapave qe lehtësojnë zbatimin e reformës ne drejtësi ne mënyre qe Brukseli te rekomandoje hapjen e negociatave per anëtarësim.Takimi mes komisionerit Hahn dhe ministrit Bushati vjen nje dite para se te mblidhet këshilli i stabilizim asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, ku do të vlerësohet ecuria e procesit e integrimit. Zakonisht formati i këtij këshilli përfshin Ministrin e Jashtëm shqiptar, te integrimit dhe kryetaren e komisionit parlamentar te integrimit dhe drejtohet nga Komisioni Evropian. Kete here përfaqësimi eshte i nje niveli me te larte dhe ne këshill do te jete edhe përfaqësuesja e larte Federica Mogherini si dhe kryeministri Edi Rama.Ende eshte e paqarte nese ky këshill me kete nivel te larte përfaqësimi do te prodhoje per Shqipërinë nje lajm pozitiv per hapjen e dritës jeshile per negociatat megjithatë pas miratimit te reformës Shqipëria i ka plotësuar kriteret per te marre nje po nga Brukseli.