http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është operacioni i policisë rrugore ne autostradën Tiranë-Durrës, gjatë ndjekjes së një drejtuesi, i cili bënte veprime të çrregullta në rrugë. Në pamjet e siguruara nga kamerat e trupit të policisë, i riu jo vetëm që lëvizte me shpejtësi, por nga kontrolli, nuk kishte bërë as kolaudimin e automjetit, prej dy muajsh. Madje, drejtuesi i makinës ishte në dijeni të shkeljeve dhe e pyet efektivin nëse i detyrohet ndonjë gjë. Drejtuesi i makinës do të dalë në komision për gjobën që duhet të paguajë, ndërsa i është hequr patenta.