Miratoni ligjin e falimentit, të ulim kreditë e këqija - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bankat i kërkojnë ligjvënësve miratimin e ligjit të falimentit dhe nismave të cilat sipas tyre do të mundësojnë uljen e kredive me problemeve. Para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, Spiro Brumbulli, i Shoqatës së Bankave, tha se sot janë 600 milion dollarë peng vetëm për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore dhe vonesave për të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit të pengut që është lënë në banka. Edhe pse askush nga ligjvënësit deri tani nuk ka folur për korrupsionin që ekziston në banka dhe miratimin e kredive pa vlerësuar si duhet kolateralin, kanë qënë deputetët e komisionit të ligjeve që kanë parë përgjegjësinë te vetë bankat. Ligji i ri për falimentin synon të çlirojë kreditë me probleme të cilat kanë arritur në 21.5% të totalit të të gjithë sistemit. Me anë të një ankese të vetme, brenda 5 ditësh, gjykata detyrohet të marrë një vendim për të shpallur e një kompanie. Këtë herë nuk ka më të drejtë vetëm drejtoria e tatimeve që të kërkojë këtë mbylljen e një ndërmarrjeje por edhe një kreditor i thjeshtë, si banka, palë biznesi, vetë sipërmarrësi, apo punonjësi.