Ekspertet kunder Prokurorise - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e dispozitave te përkohshme prej disa ditesh eshte ngritur si shqetësim nga Prokuroria e Përgjithshme pasi sipas saj, ka bllokuar hetimin e zyrtareve te larte. Por sipas eksperteve ato nuk pengojne proceset dhe dosjet ne hetim. Edhe pse te tilla dispozita nuk duheshin harruar, per juristet ky vakum nuk ndikon ne drejtësi pasi me ngritjen e prokurorise se posaçme gjithshka do te vijoje normalisht. Hazizaj thotë se mungesa e dispozitave kalimtare mund te ketë ardhur dhe si pasoje e mos bashkepunimit mes paleve politike. Kete e pohonte edhe vete Prokuroria e Pergjithshme ne njoftimin e saj, ndonese ne menyre jo te drejteperdrejte. Prokuroria e Përgjithshme pretendon se Kushtetuta e re ka krijuar nje ngerç ne funksionimin normal te saj. Organi i akuzës thekson se duhen zgjidhje te përkohshme deri ne formimin e Prokurorisë se Posaçme, pasi asaj i hiqen te drejta hetimi per zyrtarë të lartë, deputetë, ministra e gjyqtarë.