http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria maqedonase ka nisur hetimet per te zbuluar shkaqet e rrëzimit te nje avioni te vogël tip ?Piper? ne afersi te Shkupit. Si pasoje e aksidentit te ndodhur nje dite me pare, humben jeten 6 persona, nje kosovar dhe pese italiane. Kosovari qe gjeti vdekjen eshte Visar Begaj, nje biznesmen nga Malisheva, qe jetonte ne Itali. Ai po kthehej ne Kosove per njevjetorin e krijimit te klubit te aviacionit ?Kosova fly akademi?, pronar i te cilit ishte ai. Avioni me 6 vete ne bord u zhduk nga radarët pasditen e se martës dhe u gjet i djegur gjate oreve te mbrëmjes. Banoret e nje zone rreth 10 kilometra ne jug te Shkupit kishin njoftuar qendrën e fluturimeve se kishin dëgjuar shpërthime dhe kishin pare zjarr. Avioni ishte nisur nga Trevizo e Italisë, por ishte zhdukur nga radarët menjëherë pasi piloti kishte njoftuar drejtuesit e aeroportit, se do te ulej per t?u furnizuar me karburant ne Shkup. Destinacioni i avionit ishte Prishtina. Dyshohet se moti i keq eshte bere shkak per rrëzimin e avionit.