http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mundësi per punësim u ka premtuar grave te Dibrës kandidati i opozitës per kete bashkia Sherefedin Shehu. Sipas kandidati shehu nëse ai fiton ne 11 shtator, pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij, do të jenë gra, duke theksuar se vëmendja kryesore e tij do te fokusohet tek mbështetja e familjeve ne gjendje te veshtire ekonomike. ?Në Peshkopi pushtetarët luajnë, bëjnë presion edhe me asistencën sociale. Ata që nuk kanë asnjë mundësi jetese do të marrin jo vetëm ndihmë që iu takon sipas ligjit, jo vetëm më shumë sesa ata që kanë një burim të vogël të ardhurash, por bashkia nesër do të garantojë edhe faturat e energjisë elektrike për familjet që janë në nevojë ekstreme, që nuk kanë asnjë mundësi ose që janë edhe pa dritën elektrike sot për shkak se nuk mund të paguajnë faturën?.Shehu ka theksuar se bashkia do te ndërmarre çdo veprim per te nxitur sipërmarrjen private si rruga me e mire per hapjen e vendeve te reja te punës.