Pezullohet tenderi i Rrugës së Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tenderi për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit mund të anulohet. Një ankesë në komisionin e Agjencisë së Prokurimit Publik e firmës ?Catalyst, Salillari dhe Kastrati? ka bërë që kontrata që ka lidhur Ministria e Transportit me kompaninë ?Vendeka Bilgi? të mos hyjë në fuqi. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve, i pyetur nga Vizion Plus se nëse do të ketë apo jo një tender tjetër për këtë rrugë, tha se ky vendim tashmë i takon komisionit të prokurimit publik. Konsourcimi ka çuar në agjencinë e prokurimeve argumentet se përse mendon se tenderi nuk duhet të ishte fituar nga turqit, duke pretenduar se oferta e saj ishte më leverdishme. Por Eduart Seitaj thotë se ky nuk ishte një vendim i marrë vetëm nga Ministria e Transportit, por edhe nga konsulenti ndërkombëtar ?IFC?. Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka bërë akoma të vlefshëm fituesin e këtij tenderin. Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit kundrejt një tarife mesatare 5 euro për një automjet që kalon ka zemëruar opinioni publik, të cilët përmes peticioneve kërkojnë anulimin e tenderit. Përveç tarifës, nëse firma nuk arrin të fitojë investimin buxheti i shtetit do ta subvencionojë me paratë e vjetra. Si mazhoranca edhe opozita kanë qënë të një mendjeje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për mungesën e investimeve në rrugë. I pari ka qënë socialisti Besnik Baraj, i cili ka shprehur shqetësimin për miliona euro që po jepen për studime projektesh, të cilat ka vite që nuk po nisin të ndërtohen. Opozita kërkoi një seancë dëgjimore me ministrin e ri të transporteve për të adresuar të gjitha këto çështje, përfshirë dhe atë të koncesionit të Rrugës së Kombit. Një nga rastet më flagrante është projekti i zgjerimit të autostradës, ku edhe pse një kompani italiane ka bërë një studim të njëjtë disa vite më parë, qeveria dha 1.6 milion euro për të bërë të njëjtin studim, përfshirë këtu edhe projektin e konkretizuar për zbukurimin e dy anëve të saj me palma.

Free Traffic Exchange