http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka zyrtarizuar akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke depozituar ne prokurori kallëzimin penal, lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit ne landfillin e Sharres. Ne materialin qe shoqëron kallëzimin, demokratet kane listuar te gjitha argumentet se pse Veliaj duhet te hetohet dhe akuzat qe rendojnë mbi te.Pas hulumtimit, ekspertët e PD kanë zbuluar të gjitha shkeljet e Veliajt, dhe ai kallëzohet për;1- ?Shpërdorim detyre? neni 248 KP2- ?Shpërdorimi i kompetencave? neni 164 KP3- ?Punësimi i paligjshëm? neni 170/a KP4- ?Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme? neni 251 KP5- ?Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti? neni 256 KP6- ?Përfitimi i paligjshëm i interesave? neni 2577- ?Shkelja e Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankandeve? neni 258.Kryetari i Bashkisë se Tiranës u vu ne shënjestër te sulmeve te opozitës, menjëherë pas ngjarjes se rende ku humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Partia Demokratike thotë se Erion Veliaj qendrore pas nje afere korruptive me vlere disa miliona euro. Ne deklaratat e njëpasnjëshme, selia blu ka ngritur shqetësimin se ne landfillin e Sharres ishin punësuar fëmijë te mitur. Opozita i beri disa here thirrje organit te akuzës te niste hetimet.