http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasësi i efektivit te forcave te ndërhyrjes se shpejte, do te qëndroje ne masën e sigurisë ?arrest me burg?. Ky është vendimi i Gjykatës se Krimeve te Renda per 27-vjeçarin David Qosja, i cili hapi zjarr ndaj policisë, duke lene te vrare Ardian Kodren. I riu me probleme mendore ka mbërritur ne Gjykatën e Krimeve te Rende dhe seanca është zhvilluar pa praninë e mediave. Mësohet se David Qosja ka bere deklarata te çuditshme para trupit gjykues, duke thënë se kishin qëlluar fqinjët te paret me arme zjarri dhe ai ishte kundërpërgjigjur ne te njëjtën mënyrë. 27-vjeçari i rezistoi forcave te policisë per afro pese ore ne shtëpinë e tij ne fshatin Torovice te Lezhës. Ai kishte nisur te qëllonte me arme zjarri ne ajër dhe fqinjët sinjalizuan policinë. Sapo FNSH mbërriti ne fshat dhe rrethoi shtëpinë, Qosja qëlloi me breshëri automatiku. Plumbat i morën jetën efektivit Ardian Kodra. Me pas u desh ndërhyrja e forcave speciale RENEA, te cilat pas disa orësh, munden ta kapnin te gjalle autorin e krimit. David Qosja vuan nga çrregullime te forta, megjithëse ai nuk figuronte zyrtarisht i skeduar si person me probleme mendore.