http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha institucionet të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët do të monitorohen. Në një konferencë për shtyp, Zv/Kryeministri dhe dy ministrat e qeverisë Rama kanë prezantuar planin për të rritur efiçencën në administratën publike. Qytetarët do të plotësojnë një pyetësor për shpejtësinë e marrjes së përgjigjes, zgjidhjen e problemit të tyre dhe komunikimin që ka nëpunësi me të. Zv/Kryeministri Peleshi tha se fillimisht kontrolli do të bëhet me agjencinë e legalizimeve dhe zyrat e regjistrimit të pasurive. I ashpër në qëndrime me administratën e hipotekës ka qënë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai tha se nuk do të tolerohet më që mos ketë përgjigje për aplikimet që qytetari bën në zyrat e regjistrimit. Ndërsa paralajmëroi se do të shkojnë për ndjekje penale të gjithë nëpunësit që i thonë publikut se kanë humbur dokumentat. Tashmë ata qe kanë marrë një leje legalizimi, nuk do të duhet më të çojnë dokumenta shtesë për të marrë çertefikatën e pronësisë. Komunikimi për mungesë dokumentash do të jetë me ALUIZNI-nin dhe jo me personin që kërkon të regjistrojë pasurinë.