Veliaj: Standarde të njëjta në qendër e periferi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga ky vit, të gjitha kopshtet në kryeqytet, si në qendër ashtu edhe në periferi, do të ofrojnë të njëjtat kushte dhe standarde për fëmijët. Pasi inspektoi punimet në kopshtin nr. 38 në Kombinat kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se kujdesi ndaj këtij brezi është shumë i rëndësishëm.?Më vjen mirë që po ngrejmë baza të shëndosha, nuk po mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por po mendojmë për gjeneratën tjetër. Kjo është më e dobishme në jetën e një qyteti se çdo vendimmarrje tjetër. Kemi edhe 4 kopshte, të cilat do t?i realizojmë bashkë me donatorët tanë të ?Adopto një kopsht? deri në fund të javës, për të siguruar që viti i ri shkollor i gjen të gjitha kopshtet e Tiranës në të njëjtin standard. Me të mbaruar procesin e kopshteve, do të vazhdojmë me shkollat, duke ndjekur kështu një vijë logjike, nga më të vegjlit, çerdhet, pastaj kopshtet, pastaj shkollat?.Veliaj solli në vëmendje se shkolla e dytë e re do të ngrihet pikërisht në këtë zonë, në kuadër të nismës për ndërtimin e 20 shkollave të reja, të cilat do të mund t?i japin zgjidhje përfundimtare çështjes së mësimit me dy turne.?Këtu në Kombinat do të kemi disa investime. Shkolla e dytë, nga 20 shkollat e reja që po bëjmë në Tiranë, sapo ka filluar në Kombinat, pra pas ?Hoxha Tahsinit?, është shkolla ?Betim Muço?. Pastaj do të vazhdojmë me 18 shkollat e tjera, për t?u siguruar që herën tjetër kur të mblidhemi në prag shkollor, jemi duke zgjidhur përfundimisht çështjen e mësimit me dy turne, që kur princeshat dhe princërit tanë të shkojnë në shkollë, të kenë të njëjtin standard siç e kanë këtu në kopsht?.Investimi i bërë në ambientet e kopshtit nr. 38, që ndodhet në ?Rrugën e Qelqit? në Kombinat ka sjellë një mjedis të pastër për fëmijët, pa lagështirën që ishte kthyer në problem të vazhdueshëm për të vegjlit.