Protesta për kampin e emigrantëve në Kale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kampi ku qëndrojnë mbi 7 mije emigrante ne qytetin port francez Calais, është emërtuar ndryshe si ?Xhungla? dhe per kete arsye banoret kërkojnë mbylljen e tij. Drejtuesit e kamionëve te mbështetur edhe nga fermerë dhe qytetare te tjere bllokuan nje autostrade dhe disa rruge, duke përdorur edhe kamionë, traktorë dhe mjete te tjera. Trafiku u paralizua. Protestës se tyre iu bashkua edhe kryetarja e bashkisë Natacha Bouchart, e cila tha se situata është bere e padurueshme. Qytetaret ankohen se kampi ka shkaktuar probleme ne port. Shumica e emigranteve ne kamp jetojnë ne kushte te vështira. Ata tentojnë qe përmes kamionëve te mbërrijnë ne Britani per te gjetur pune. Ne te jetojnë kryesisht emigrante nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika. Me heret gjate vitit, autoritetet shkatërruan barakat ne kamp ne përpjekje per ta mbyllur ate, por nuk ia arriten qëllimit. Megjithatë, sipas ministrit te Brendshëm, Bernard Kaznev qeveria nuk do te ndalet. Britania e Madhe dhe Franca premtuan te bashkëpunojnë per rritjen e sigurisë ne port dhe dhe përmirësimin e gjendjes se emigranteve. Mes tyre janë edhe 400 fëmije te pashoqëruar nga prindërit.