http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia indiane, me besim murgeshe katolike, sa i përket prirjes sime, i përkas te gjithë botes?.Kështu e përcaktonte veten Nene Tereza, shenjtorja shqiptare, qe shërbimin ndaj te varfërve e ktheu ne misionin e jetës. Anjeze Gonxhe Bojaxhi lindi nga prindër shqiptarë në vitin 1910 ne Shkup. Rrugëtimi i saj nisi në kishën e Zonjës së Bekuar, në Letnicë të Kosovës ku ajo vendosi t?i përkushtohej zotit. U zhvendos ne Irlande dhe me pas ne Indi, ku u bë murgeshë në moshën 19 vjeçare. Aty krijoi misionin e saj të parë ne vitin 1950, Motrat e Bamirësisë. Ne vitin 1997 Nene Tereza u nderua me Çmimin Nobel per Paqen, ku deklaroi se atdheu i saj ishte nje vend i vogël me emrin Shqipëri. Ne fund te viteve ?80 aktiviteti i saj i bamirësisë u shtri me projekte ne vendet e Evropes Lindore, shtete komuniste që më parë e kishin refuzuar. Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar në Etiopi, apo tek viktimat e rrezatimit në Cernobil. Per here te pare ne token shqiptare ajo shkeli ne vitin 1989, kur regjimi komunist nuk ishte rrezuar ende, ku vizitoi varret e prindërve. Me pas i dërgoi një letër falenderimi presidentit të fundit të diktaturës Ramiz Alia, te mbushur me mirësi, ndonëse për vite të tëra iu mohua të vizitonte vendin e saj dhe familjarët. U rikthye ne atdhe ne pranverën e vitit 1991. Ne Tirane hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë. Ndërsa ne 1994-en u nderua nga shteti shqiptar me Medaljen e Artë të Kombit. Deri ne fund te jetës Nënë Tereza punoi në qindra misione, duke ngritur mbi 450 qendra anembanë botes, ne shërbim te te sëmurëve qe vuajnë nga SIDA dhe tuberkulozi, ngriti shtëpi, fëmije dhe shkolla. Gjate jetës se saj Nene Tereza luftoi kundër eutanazisë, por edhe kundër abortit dhe divorcit, qëndrime per te cilat hasi edhe kritika. Kishte edhe nga ata qe e akuzuan se ne disa raste tentoi te ndryshonte besimin e te sëmurëve dhe se kishte pranuar fonde bamirësie edhe nga diktatoret. Ne ditën e shenjtërimit Papa pranoi se do ta kemi te vështirë ta thërrasim Shën Tereza, ate qe deri sot e kemi quajtur Nënë Tereza. Filozofia e shenjtores e ka mahnitur atin e shenjte. Ne kulmin e krizës se emigranteve, pak muaj me pare, pasi mori nga ishulli i Lesbos 12 refugjate per t?i strehuar ne Itali, ai citoi frazën e saj: jam nje pike uji ne det, por kur përzihem me te, deti ndryshon, per te treguar se gjithkush mund te beje diçka sado te vogël per njerëzit ne nevoje.