Shenjterimi i Nene Terezes ne mediat boterore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shenjterimi i Nene Terezes mbizoteroi ne televizionet dhe agjencite prestigjoze te lajmeve ne te gjithe boten. Nga Italia, prej nga u zhvillua ceremonia e deri ne SHBA, mediat pasqyruan kete ngjarje, se ciles i kane paraprire artikuj dhe reportazhe te shumta kushtuar kesaj figure. Faqet informative i bene jehone ceremonise, qe u ndoq nga miliona besimtare ne te gjithe boten. Mediat italiane vecuan fjalimin e Atit te Shenjte dhe vleresimet e tij per nobelisten shqiptare te paqes, si nena qe sfidoi te pushtetshmit, nje shembull qe duhet ndjekur, si deshmi e kujdesit dhe vemendjes ndaj te varferve. Agjencia e lajmeve ?Reuters? theksoi se mbi 120 mije pelegrine mbushen sheshin e Vatikanit per te nderuar murgeshen shtatvogel, qe u erdhi ne ndihme indianeve te vobekte dhe u shnderrua ne nje nder figurat me te njohura te shekullit XX. BBC dhe CNN shkruan gjithashtu per Nene Terezen, gruan qe u shpall shenjtore per veprat e saj te bamiresise dhe misionet qe fale saj veprojne ne te gjithe boten.

Free Traffic Exchange