Fati i nenstacionit ne qender te Tiranes - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nenstacioni elektrik ne qender te Tiranes mban peng punimet e unazes se vogel. Pa u zhvendosur ky objekt nuk mund te mbyllet gjurma e unazes, pasi siperfaqja e tij rreth 300 metra katoror, ka bllokuar ndertimin e rruges dhe njerin krah te trotuarit. Shefi i Urbanistikes Ditjon Baboci tregon per Vizion Plus se eshte gjetur nje zgjidhje e perkohshme por do te duhen se paku dy muaj per levizjen e nenstacionit pasi periudha me e mire per kete proces eshte vjeshta. Nenstacioni elektrik nuk mund te largohet nga qendra pasi ai ben furnzimin me energji te kesaj zone te kryeqytetit. Zgjidhja perfundimtare eshte vendosja e tij nentoke dhe mendohet diku pas muzeut historik. Por ky projekt eshte ende larg ndaj eshte menduar nje levizje tjeter provizore. Bashkia do te beje shpronesimin e disa objekteve te banimit prane ish -INSIG per te vendosur nenstacionin elektrik. Ka me shume se 10 vjet qe nenstacioni elektrik eshte vendosur ne kete pjese te qendres se Tiranes. Edhe atehere u tha se qendrimi i tij ishte i perkohshem por sot pas me shume se 1 dekade nuk i eshte gjetur vendi perfundimtar. Tashme pritet transferimi i tij per te vijuar punimet ne unaze, proces qe ndikon edhe ne fiilimin e punes per kthimin e sheshit Skenderbej ne zone pedonale.

Free Traffic Exchange