Rama: Fermerët përfitojnë kredi pa interes - News, Lajme - Vizion Plus

2018-03-08 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo fermer qe harton nje projekt serioz, do te mund te përfitoje kredi pa interes; pasi shteti merr përsipër per te paguar interesat pranë bankave per te mbështetur bujqësinë. Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar fermerëve te zonës se Karbunares ne Lushnje, instrumentin e ri financiar, ?Fondin Kombëtar te Garancisë? i cili vetëm per kete vit kap vlerën e 50 milionë eurove.?Fondi Kombëtar i Garancisë do të funksionojë edhe si fond garancish për interesat. Ka një pjesë të fondit që garanton interesat. Ata që do të marrin kredi nga bankat, në një pjesë të tyre, sipas projekteve, do t?i kenë ato pa interes, sepse interesat do t?i garantojë shteti. Nga ana tjetër po ndërtojmë sportelet unike për fermerët, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të informohen, të konsultohen dhe të ndihmohen përmes këtyre sporteleve për projektet e tyre për financim.?Kryeministri ka premtuar per fermerët edhe nje sistem te ri për ujitjen.?Brenda pak javësh fillon një projekt i ri për ujitjen dhe kullimin. Ai që kemi, është një sistem ujitje e kullimi primitiv. Ndërkohë që sistemi që do të fillojë të instalohet në këtë pellg dhe që do të përfshijë zonën e Divjakës, një pjesë të mirë të Lushnjës, një pjesë të Roskovecit dhe një pjesë të fierit, është një sistem i ujitjes i mbuluar, ashtu siç janë ujësjellësit të mbuluar, në mënyrë që të mos kemi problem në të ardhmen me llumëra, me ferra, inerte etj. Dhe të kemi një administrim shumë më të mirë të ujit që vjen për ujitje. Kjo falë një projekti që prej 2 vitesh kemi punuar me bankën botërore dhe tani fillon realizimi.?Sipas shefit te ekzekutivit Rama, qeveria do te vazhdoje me shpejti procesin e ndarjes se titujve te pronësisë.