http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Bratislava ku u zhvillua takimi i ministrave te jashtëm te Bashkimit Europian, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, ka theksuar efektin pozitiv qe miratimi i reformës ne drejtësi, do te sjelle ne procesin e integrimit. Sipas Bushatit, zbatimi i kësaj reforme përtej marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare e Brukselit, do te kete impakt edhe ne sundimin e së drejtës në ekonomi, luftën kundër korrupsionit si dhe do te sjelle rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Ne takimin informal te ministrave te jashtëm te BE temat kryesore te diskutimit ishin Turqia, kriza në Ukrainë si dhe lufta kundër terrorizmit e radikalizmit. Nga ana e tij, Ministri Bushati shprehu vullnetin e Shqipërisë në adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë duke theksuar rendesine e krijimit të një Qendre Rajonale në Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga i gjithë rajoni dhe mbështetjen e BE-së.